Shumë pak tifozë në San Siro (Foto)

Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Lazios që zhvillohet në kuadër të Kupës së Italisë duket se nuk i ka interesuar tifozëve rosonerë, të cilët janë paraqitur me numër shumë të paktë në ulëset e stadiumit San Siro.

Sport

27/01/2015 20:47

Stadiumi i Milanit në takimin e sotëm në kuadër të Kupës është shumë më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Numri i tifozëve të interesuar për të shikuar këtë takim ka qenë shumë i vogël.

San Siro është pothuajse i zbrazët apo më mirë të themi se tifozët e mbledhur mund të numërohen me gishta.