Shumë fshatra pa energji elektrike

Shumë fshatra në Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike.

Lajme

14/06/2018 23:10

Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut, shumë vende kanë mbetur pa energji elektrike në orët e vona të natës së sotme, shkruan lajmi.net.

Vendet më të prekura, siç ka mësuar lajmi.net janë ato që furnizohen me rrymë nga Rahoveci.

“Që pesë orë nuk ka rrymë”, thuhet në reagimet e shumë qytetarëve të zonave të Malishevës që furnizohen më rrymë nga Rahoveci.

“As në Kievë të Malishevës nuk ka rrymë që nga ora 19:00”, thotë një tjetër lexues i lajmi.net.

Shumë zona të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Moti ka befasuar sot sidomos Rahovecin. Vërshimet dhe një breshër i madh kanë goditur këtë komunë.

Raportohet për dëme të mëdha të shkaktuara nga breshri i fortë dhe vërshimet.

Banorët kanë njoftuar se janë shkaktuar dëme të konsideruara në kultura bujqësore.

Kryetari Smajl Latifi ka formuar një shtab për menaxhimin e krizës. /Lajmi.net/