Shumë emocione, por asnjë gol në derbin Atletico Madrid – Real Madrid

Ka përfunduar pa fitues derbi i Madridit.

Sport

18/11/2017 22:38

Ndeshja kryesore e javës në La Liga, e zhvilluar në ‘Wanda Metropolitano’ mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, nuk ka sjellë fitues, duke përfunduar pa gola (0-0).

Sikur derbit tjerë, edhe kjo kaloi me grinte të madhe në fushë nga të dy skuadrat, të cilat në fund u pajtuan me nga një pikë.

Është hera e parë në 12 vitet e fundit që një ndeshje mes Atleticos dhe Realit, përfundon pa gola.

Me këtë barazim, Reali dhe Atletico renditen në vendin e tretë dhe katërt, me nga 24 pikë./Lajmi.net/