Shumë befasi në listën e Kosovës për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit

Përfaqësuesja e Kosovës miqësoren e ardhshme do ta zhvillojë kundër Azerbajxhanit.

Sport

22/01/2018 15:03

Përbërja e “Dardanëve” për këtë ndeshje do të jetë e gjitha me futbollistë shumica e të cilëve luajnë në elitë.

Sipas informacioneve të Supersport afër klubeve 90% të futbollistëve janë ftuar nga Superliga e Kosovës, 1 nga Ballkani i Suharekës dhe 1 nga KF Shkupi.

Më së shumti futbollistë do të grumbullohen nga kampioni vjeshtor i Superligës, Llapi gjithsej katër.

Ndeshja me Azerbajxhanin që zhvillohet në Antalia më 2 shkurt, do të jetë e para për Kosovën në vitin 2018.

Në miqësoren e fundit kundër Letonisë që ishte zhvilluar në Mitrovicë, përfaqësuesja jonë e drejtuar nga Muharrem Sahiti fitoi 4-3.

Portierë:
Blerdar Hajdini (Trepça ‘89)
Visar Bekaj (Prishtina)
Faton Maloku (Feronikeli)

Mbrojtës:
Visar Berisha (Ballkani)
Ilir Blakqori (Llapi)
Ardian Limani (Drita)
Armend Thaqi (Gjilani)
Arbër Potoku (Trepça ‘89)
Ahmet Haliti (Feronikeli)

Mesfushorë:
Florent Hasani (Trepça ‘89)
Lorik Boshnjaku (Prishtina)
Mentor Zhdrella (Llapi)
Hamdi Namani (Llapi)
Rron Broja (Shkupi)
Meriton Korenica (Liria)
Alush Gavazaj (Liria)
Xhevdet Shabani (Drita)

Sulmues:
Mendurim Hoti (Feronikeli)
Genc Hamiti (Drenica)
Mirlind Daku (Llapi)
Leotrim Kryeziu (Drita)