Shuma e fituar nga Haye, në më pak se dy runde ndaj Gjergjajt

David Haye i ka fituar rreth 1 milion funte (1.3 milion euro) për vetëm dy runde, në meçin ndaj Arnold Gjergjajt, të cilin e nokautoi mbrëmë në Londër, raporton Zëri.

Sport

22/05/2016 14:14

35 vjeçari është tashmë njëri prej sportistëve më të paguar britanik, pasi ka fituar deri tash rreth 25 milionë funte, ndërsa ua shtoi atyre edhe 1 milion, me një meç absolutisht lehtë të fituar ndaj boksierit gjakovar.

Haye e nokautoi Gjergjajn në rundin e dytë, duke e sulmuar që nga sekondat e para të duelit.

Duhet cekur se Haye i kishte fituar 10 milionë funte, për meçin që e kishte zhvilluar ndaj Wladimir Klitschkos në vitin 2011.