Shuma e çmendur që Real Madrid mund të paguajë për Neymarin

.

Sport

09/03/2018 17:48

Sa më shumë që po i afrohemi verës, aq më të mëdha janë spekulimet për rikthimin e Neymar në La Liga, tani te skuadra e Real Madridit.

Gjatë ditës së sotme, mediet e huaja kanë raportuar se Paris Saint Germian janë të gatshëm të heqin dorë nga lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke i treguar edhe çmimin kampionëve të Evropës.

Rreth këtyre spekulimeve, është pyetur Zinedine Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes me Eibar, që luhet nesër (e shtunë) nga ora 13:00.

“Nuk do të flasë për një lojtar që nuk është i imi…”, u përgjigj fillimisht Zizu, i cili më pas foli për çmimin që po flitet se kërkon PSG-ja për brazilianin.

“Ata paguan 222 milionë dhe kjo është”.

“Kur më blen mua për 72 milionë apo sado që ka qenë, mendoj se ishte çmenduri në atë kohë, por 10 vite më vonë po flasim për 220 milionë. Ndoshta brenda disa viteve do të shkojë 400 milionë”, theksoi francezi./Lajmi.net/