Shulku zbulon asistentin e ri të De Biasit (FOTO) – Lajmi.net
Shulku zbulon asistentin e ri të De Biasit (FOTO)
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 11:34, 21 December 2016
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) konfirmoi zgjidhjen e kontratës me italianin në mënyrë konsensuale dhe tashmë asaj i mbetet detyra e përcaktimit të pasuesit të tij.

Paolo Tramezzani tashmë nuk është më pjesë e kombëtares. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) konfirmoi zgjidhjen e kontratës me italianin në mënyrë konsensuale dhe tashmë asaj i mbetet detyra e përcaktimit të pasuesit të tij.

Së fundmi është folur për Ervin Bulkun si kandidat për të marrë vendin e Tramezzanit, gjë që u pohua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku në emisionin “Wake Up”, në Top Channel.

“Tani që flasim, Bulku është zëvendëstrajner. Mund të jetë kandidat edhe për rolin e Tramezzanit, i cili me largimin e tij ka hapur dy vende, pasi ishte zëvendëstrajner dhe drejtor teknik. Do të jetë në dorë të De Biasit nëse do e mbajë ende apo jo Bulkun si zëvendësin e tij”, tha Shulku.

Ilir Shulku, në intervistën e tij, përveç objektivave të Kombëtares, foli edhe për çështjen e stadiumit, duke konfirmuar përfundimin e punimeve në harkun e dy viteve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Urban Basketball