Shuhet serveri i GameSpy, pësojnë lojërat e Rockstar Games

Prej se GameSpy njoftoi se shërbimet online të saj të lojërave Multiplayer do të shuhen më 31 maj, disa kompani janë alarmuar, pasi që disa nga lojërat përkatëse të tyre janë në dyshim se do të jenë funksionale në metodën Multiplayer në të ardhmen.

Auto & Tek

30/04/2014 17:49

Njëra nga këto kompani është edhe Rockstar Games, e cila është e frustruar nga ky lajm, nga se loja e njohur e tyre Grand Theft Auto nuk do të funksionojë online në të ardhmen.

Por, bëhet e ditur se nga ky dështim i serverit të GameSpy do të shpëtojë vetëm GTA 5, kurse të gjitha lojërat e tjera të vjetra të Rockstar Games nuk do të funksionojnë online në metodën Multiplayer.

Përveç Grand Theft Auto, lojëra të tjera që do të pësojnë nga ky dështim janë edhe Chinatown Wars dhe Midnight Club 3.

Është zhgënjyese për firmat e lojërave që do të humbasin mundësinë e luajtjes online, metodë kjo e cila e kishte mbajtur ekonominë e firmave për pesë vite me radhë në pajisjen PlayStation të Sony-të.