Shuhet Edward Albee

Dramaturgu amerikan, Edward Albee, autor i “Who's Afraid of Virginia Woolf?” ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Asistenti i Albee tha se ai vdiq të premten në shtëpinë e tij në Long Island në New York.

ShowBiz

17/09/2016 09:18

Fituesi i trefishtë i çmimit “Pulitzer”, Albee, në dekadën e fundit cilësohej si dramaturgu më i madh që jeton ende pas vdekjes së Arthur Miller e August Wilson në vitin 2005.
Albee u nderua me çmimin “Pulitzer” për veprat e tij “A Delicate Balance”, “Seascape” dhe “Three Tall Women”.
Vepra e tij më e njohur është “Who’s Afraid of Virginia Woolf?” së cilës iu mohua çmimi “Pulitzer” në vitin 1963, pasi bordi këshillues nuk mendoi se ishte në lartësinë e duhur për t’u nderuar për shkak të karakterit fetar dhe termave të papërshtatshme. /Top Channel