Shuhet edhe një yll i kinematografisë

William Christopher, i cili luajti priftin zemërmirë, At Mulcahy, në serinë televizive M*A*S*H, ka vdekur në moshën 84 vjeçare.

Bota

02/01/2017 12:29

Aktori, i cili ishte diagnostikuar me kancer 18 muaj më parë, vdiq në shtëpinë e tij në Pasadena, të Kalifornisë, të shtunën.

Ai u shfaq në të gjitha sezonet e M*A*S*H, një komedi e zezë për jetën e një njësie mjekësore amerikane gjatë Luftës Koreane në vitet 1950-1953.

Seriali u zhvillua nga viti 1972 deri në vitin 1983. Finalja e tij tërhoqi 106 milionë shikues, një rekord në atë kohë.

Christopher, i cili ka lindur në Çikago, u zhvendos në New York për të punuar si aktor teatri pas kolegjit. Ai më vonë shkoi në Kaliforni, ku siguroi disa role televizive.