Shtypni bananen dhe shtoni dy përbërës: Melhem për kollë dhe inflamacion fyti!

Rreth 100 ml të kësaj pijeje pini katër herë në ditë.

Lifestyle

18/01/2017 20:19

Në saje të cilësive të fuqishme të mjaltit dhe bananes, do të shëroni tërë inflamacionin e fytit, kollës, madje edhe të telashet me stomakun, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 400 ml ujë të vluar,
– 2 banane të madhësisë mesatare me pika të zeza,
– 2 lugë mjaltë

Përgatitja:

Qëroni bananet dhe shtypni me pirun apo lugë. Do të jetë mirë nëse do ta shtypni me lugë druri, sepse luga e metaltë do t’ia ndryshojë ngjyrën dhe do ta bëjë më të errët.

Pastaj bananet qitni në një tenxhere me ujë të vluar. Lërini të shkrihen rreth gjysmë ore. Kur tretja të ftohet, shtoni mjaltin.

Me rëndësi është që të shtoni mjaltin të fundit, sepse, nëse e përzieni me ujë të vluar, do t’i humbë cilësitë shëruese.

Përdorimi:

100 ml të kësaj pijeje pini katër herë në ditë. Sasia e përbërjes është e mjaftueshme për një ditë, ndërkaq në mëngjes përgatitni sasinë tjetër.

Rezultatet e para do t’i arrini pas pesë ditësh!