Shtypen nga treni, mbi 50 viktima në Indi

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një tren në Indi.

Bota

19/10/2018 18:08

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një tren teksa me qindra ishin mbledhur mbi shina për të ndjekur një festival Hindu këtë të premte në veri të rajonit të Punjab.

“Janë të paktën 50 viktima. Prioriteti ynë tanimë është të dërgojmë të plagosurit në spital”, ka deklaruar një zyrtar policie për mediat lokale.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ata nuk e kanë vënë re trenin që po vinte me shpejtësi, teksa ishin të fokusuar tek fishekzjarrët që po hidheshin për festivalin e Dusshera, raporton BBC. /Top Channel/