Shtyhet votimi i rekomandimeve të VV-së për rastin Dehari

Rekomandimet e Vetëvendosjes për rastin Dehari nuk janë votuar as sot.

Lajme

23/03/2018 10:35

Kjo është bërë me kërkesën e shefit të grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.

Ky i fundit ka thënë se rekomandimet për rastin Dehari nuk mund të votohen pasi që deputetët e VV-së janë në paraburgim, dhe sipas Konjufcës nuk ka kushte për votim, raporton lajmi.net

“I bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që t’i lirojnë deputetët. Kërkojë që të shtyhet votimi, pasi nuk mund të trajtohet pa lirimin e deputetëve”, ka thënë Konjufca.

Kërkesa e Vetëvendosjes është përkrahur edhe nga të gjitha partitë e tjera në Parlament.

Për rastin Dehari Kuvendi ka debatuari më 16 mars 2018. Seanca që u shty për shkak të mungesës së kuorumit.

Rekomandimet e VV-së për rastin Dehari janë që të ketë hetim ndërkombëtar, ata kërkojnë dorëheqjen e Dhurata Hoxhës, dhe personave të tjerë që sipas Vetëvendosjes janë përgjegjës për rastin në fjalë.

Votimi i këtyre rekomandimeve do të bëhet në seancën e radhës. /Lajmi.net/