Shtyhet vlerësimi i ndërkombëtarëve për zgjedhjet në Maqedoni

Pavarësisht këtij qëndrimi të ambasadorëve, asnjëra nga partitë nuk pranon të paktën publikisht se kanë kërkuar nga ambasadorët shtyrjen e publikimit.

Lajme

20/02/2016 22:20

Me kërkesë të liderëve të katër partive politike në vend, ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së kanë shtyrë për nesër publikimin e raportit mbi plotësimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 24 prill.

“Me kërkesë të liderëve të partive do të presim edhe një ditë për publikimin e raportit të BE-së dhe SHBA-së lidhur me përgatitjen e Institucioneve për zgjedhjet”, deklaruan ambasadorët.

Pavarësisht këtij qëndrimi të ambasadorëve, asnjëra nga partitë nuk pranon të paktën publikisht se kanë kërkuar nga ambasadorët shtyrjen e publikimit.

“VMRO DPMNE nuk ka kërkuar që raporti të publikohet nesër. Mbetemi në qëndrimin që zgjedhjet duhet të mbahet me 24 prill pasi për këtë është vendosur tashmë. Presim që KSHZ-ja të krijojë kushte por mbajtjen e zgjedhjeve”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Edhe nga LSDM-ja thonë se nuk kanë kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që të shtyhet raporti për ditën e nesërme. Nga partia e Zaevit këmbëngulin se në Maqedoni për momentin nuk ka kushtet që zgjedhjet të mbahen më 24 prill.

“LSDM nuk ka kërkuar që raporti i ambasadorët të shtyhet gjatë ditës së nesërme. Mbesim në qëndrimin se në Maqedoni nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen me 24 Prill”, thanë nga LSDM.

Nga BDI thonë se ata janë në takime intensive me partitë për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike por thonë se mbetet qëndrimi i ndërkombëtarëve se kur do të publikojnë raportin duke hedhur poshtë mundësin që ata të kenë kërkuar një gjë të këtillë.

“BDI ka treguar në kontunuitet se orientimi jonë është perëndimi dhe SHBA-ja dhe unioni evropian janë teje të rëndësishëm për orientimin tonë”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Nga PDSH-ja nuk deshën të komentojnë nëse kjo parti ka kërkuar që raporti i ambasadorëve të shtyhet edhe për një ditë. Ambasadorët tashmë dy herë shtyjnë publikimin e vlerësimit për mbajtjen e zgjedhjeve. Kërkohet marrëveshje për mediat, pastrimi i listës zgjedhore dhe departizimin e administratës. Mësohet se ambasadori i BE-së Orav ka qëndruar në Bruksel për konsultime me kabinetitn e eurokomisarit për zgjerim Johanes Hahn