Shtyhet tryeza e partive politike pas vdekjes së Hilmi Haradinajt

Të hënën ka qenë e planifikuar që të mbahet tryeza e radhës e partive politike.

Lajme

17/06/2018 22:21

Por kjo tryezë të cilën do ta organizonte kësaj radhe Partia Socialdemokrate nuk do të mbahet ashtu siç ishte paraparë.

“Për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuesve politikë në varrimin e z.Hilmi Hardinaj; tryeza e partive politike nën organizimin e Partisë Socialdemokrate, e cila duhej të mbahej më 18 qershor (nesër) në ora 11:00, shtyhet për datën 20 qershor (e mërkurë) në ora 11:00”, ka shkruar në Facebook, zëdhënësi i PSD-së, Shkodran Hoti.