Shtyhet rikthimi i LeBron James

Lajme të këqija kanë arritur sot për trajnerin dhe tifozët e Los Angeles Lakers.

Sport

21/01/2019 16:30

Ylli i skuadrës, LeBron James, i cili po i mungon skuadrës së tij që nga Krishtlindja, duket se nuk do të rikthehet në datën e paraparë.

Mendohej se lojtari do të rikthehej së shpejti, pasi ishte bërë gati për  të mbajtur seanca stërvitore, megjithatë, deklaratat e fundit nga agjenti i tij lënë shumë dyshime.

Rich Paul ka thënë se problemi i James mund të marrë shumë më shumë kohë se që është menduar, shkruan “12up”, transmeton lajmi.net.

Pa shërbimet e njërit prej më të mirëve në histori, Lakers kanë rekord prej 4 fitoreve dhe 7 humbjeve.

Kujtojmë se LeBron James përballet me një lëndim në ije, që e kishte pësuar në ndeshjen ndaj Golden State Warriors. /Lajmi.net/