Shtyhet publikimi i listës së futbollistëve te Zvicra shkaku i kosovarëve? (FOTO)

Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, sot në ora 15:00 është pritur të publikojë listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen me Portugalinë.

Sport

26/08/2016 16:26

Më 6 shtator Zvicra nis kampanjën kualifikuese për botërorin e Rusisë, ku në Bazel pret kampionët e rinj të Evropës, Portugalinë.

Edhe pse një ditë më parë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Zvicrës në Twitter, është njoftuar se sot (e premte) do të publikohen emrat e 23 futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Portugalinë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Skuadra jonë me 23 emrat për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Portugalisë do të publikohet të premten në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e Federatës së Zvicrës, përcjell Lajmi.net.

Në faqen e federatës e po ashtu në mediet e Zvicrës nuk ka asnjë njoftim rreth vonesës së publikimit të emrave.

Dihet se mbetet ende çështje e hapur e ardhmja e disa futbollistëve kosovarë te Zvicra, që ende nuk kanë vendosur se për cilën përfaqësuese do të luajnë.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj janë futbollistët nga Kosova që luajnë për Zvicrën.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.