Shtyhet publikimi i këngës nga 2Ton dhe Labinot Tahiri, kjo është arsyeja

Kënga e re nga 2 Ton dhe Labinot Tahiri pritej të publikohej sot.

ShowBiz

08/06/2018 15:19

“Zemra jem”, titullohet kënga që do të lansohej sot në orën 15:00 por përmes një postimi që ka bërë Labinot Tahiri në Instagram, tregon se kënga është shtyrë, shkruan lajmi net.

“I dashur publik, ju e dini se sot une dhe 2 Ton kemi pasur qe ta publikojme kengen e re po per shkak te nje rasti i cili ka ndodhur mbreme ne rrugen Hani i Elezit, ku si pasoje e aksidentit kane humbur jeten tre djem te ri, ne nuk duam qe sot te lansojme klipin sepse tani per ato familje ka merzi te madhe. Ne emrin e te gjithe publikut dhe miqve tane, shprehim ngushellimet me te sinqerta familjareve dhe qytetareve te asaj ane. Zoti i dergofte ne parajse, Labi dhe 2 Ton”, është mbishkrimi i Labit.

Pritet që nesër të publikohet kënga e tyre. /Lajmi.net/