Shtyhet premiera e sezonit të katërt të serialit ‘Sherlock’

Krijuesi i serisë ka lajmëruar se sezona e katërt e ‘Sherlock’ nuk do të dalë para vitit 2017.

ShowBiz

07/07/2015 23:51

Fansat e mini serisë nga BBC, ‘Sherlock’ duhet të presin më gjatë për rikthimin e detektivit Holmes me sezonin e katërt, transmeton Lajmi.net.

Krijuesi i serisë, Steve Mofat ka treguar se ende nuk ka ndonjë datë definitive e premierës pasi ata as nuk do të fillojnë filmimet deri në vitin 2016.

Kjo për shkak se orari ka qenë shumë i ngjeshur, sidomos për aktorët kryesorë Benedict Cumberbatch dhe Martin Freeman.

Megjithatë, këtë fundvit pritet të vijë një episodë speciale nga Sherlock e Dr. Watson.(Lajmi.net)