Shtyhet ndeshja, Lazio – Inter?

Lazio dhe Interi do të përballen sonte në kuadër të javës së dhjetë të Serie A.

Sport

29/10/2018 09:49

Lazio dhe Interi do të përballen sonte me fillim nga ora 20:30, mirëpo ndeshja mund të shtyhet.

Moti i keq që po mbretëron në Itali, ka bërë që shkollat të mbyllen, ndërsa ndeshja mes dy skuadrave mund të shtyhet, përcjell “lajmi.net”.

Në rast se moti përmirësohet deri në mbrëmje, atëherë Lazio dhe Interi do të përballen mes vete.

Më poshtë, mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

LAZIO (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Marusic, Parolo, Badelj, Milinkovic-Savic, Lulic; Caicedo, Immobile. Trajner: Inzaghi.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Vrsaljko, de Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Vecino, Perisic; Icardi. Trajner: Spalletti. /Lajmi.net/