Shtyhet koncerti i DMX në Prishtinë

Koncerti i DMX, i paraparë të mbahej sonte, është shtyrë për javën e ardhshme. Kështu ka njoftuar kompania kontraktuese për sjelljen e tij në Kosovë, NewERA entermainment. “Ne kemi qenë të gjithë në pritje për një natë të paharrueshme sonte me DMX. Për shkak të faktit se koncerti i tyre i mëparshëm është anuluar për…

ShowBiz

14/12/2013 13:11

Koncerti i DMX, i paraparë të mbahej sonte, është shtyrë për javën e ardhshme. Kështu ka njoftuar kompania kontraktuese për sjelljen e tij në Kosovë, NewERA entermainment.

“Ne kemi qenë të gjithë në pritje për një natë të paharrueshme sonte me DMX. Për shkak të faktit se koncerti i tyre i mëparshëm është anuluar për shkak të ndryshimeve në fluturimeve, ai do të mbahet javën e ardhshme. DMX nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në koncertin sonte në Prishtinë”, ka njoftuar kjo kompani, e cila kërkon mirëkuptim.

Menaxhmenti NewEra aktualisht është në kontakt me HipHop, Booking, më saktësisht me menaxherin z. Sha, i cili do ta regjistrojë një video që paraqet njoftimin e anulimit si dhe të informojë në lidhje me datat e ardhshme në Europe Tour.

Siç njofton NewEra, biletat që janë blerë për koncertin DMX do të vazhdojnë të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit javën e ardhshme, që pritet të jetë të premten që vjen.