Shtyhet edhe një ndeshje tjetër në Ligue 1 shkaku i protestave në Francë

Ndeshja mes Toulouse dhe Lyon e paraparë të luhet për ditën e shtunë është pezulluar shkaku i protestave të dhunshme në Francë.

Sport

05/12/2018 08:38

Kjo është ndeshja e dytë e Ligue 1 pas asaj mes PSG-së dhe Montpellier e cila u pezullua shkaku i trazirave të vazhdueshme në kryeqytetin francez.

Anulimi i ndeshjes mes Toulouse dhe Lyon ka ardhur pas këshillave të pranuar nga policia rajonale shkruajnë mediet në Francë, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas raportimeve, 57 persona, 48 prej tyre oficerë policie, janë plagosur më 1 dhjetor pas përleshjeve të dhunshme.

Protestat në Francë filluan si një përgjigje ndaj rritjes së çmimit të karburantit./Lajmi.net/