Shtyhet dalja në shitje e Galaxy S8

Telefoni i ardhshëm i Samsungut, Galaxy S8, nuk do të dalë në treg në datën që raportohej se do të dilte.

Auto & Tek

07/03/2017 00:28

Kështu raporton “VentureBeat” që njofton se kompania ka shtyrë për një javë lansimin global, nga 21 prilli më 28 prill.

Nuk ka detaje përse është shtyrë lansimi në treg.

Kompania ndërkohë do të prezantojë pajisjet S8 dhe S8+ më 29 mars.

Galaxy S8 pritet të ketë ekran 5.8-inç, ndërsa S8+ do të ketë ekran 6.2-inç.