Shtyhet afati për planin që parasheh organizimin e Trepçës

Qeveria e Kosovës do të ketë kohë për të përgatitur planin e riorganizimit të Trepçës, deri më 1 nëntor të vitit 2016.

Lajme

26/02/2015 15:29

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës i ka dhënë afat Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), që deri më 1 nëntor të vitit 2016 ta dorëzojë Planin për Riorganizimin e ndërmarrjes “Trepça”.

Sipas aktvendimit të kësaj dhome, të cilin e ka siguruar “Epoka e re”, AKP-ja këshillohet që t’i lajmërojë menjëherë autoritetet e Kosovës për nevojën e mjeteve financiare për angazhimin e Ofruesit të Shërbimeve Profesionale në procedurën e Riorganizimit të “Trepçë”-s.