Shtyhen seancat për Gani Gecin, për shkak të gjendjes shëndetësore

Seancat e gjykimit të Gani Gecit të parapara për muajin qershor, janë shtyrë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të tij.

Lajme

23/06/2015 13:49

Lajmin për shtyrjen e seancave e ka bërë të ditur Ndrec Dodaj, avokati i Gani Gecit.

Dodaj ka thënë se klienti i tij për arsye shëndetësore ka kërkuar nga gjykata që seancat e muajit qershor të shtyhen.

Seancat e gjykimit të Gani Gecit që akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit më 4 gusht 2014 në Skenderaj, ishte paraparë të zhvillohen më 22, 23 dhe 24 qershor, raporton kallxo.com