Shtrenjtohet energjia elektrike për 5.57 për qind

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka aprovuar të hënën tarifat e çmimeve me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorë, që do të fillojnë të aplikohen nga furnizuesi publik prej ditës së nesërme.

Lajme

30/06/2014 17:51

Tarifat me pakicë do të rriten për 4.57% për të gjitha nivelet e tarifave dhe për të gjithë konsumatorët e rregulluar.

Bordi i ZRRE-së ka konsideruar se një rritje e tillë paraqet një minimum, i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të sistemit elektro-energjetik të Kosovës.

Anëtarët e Bordit të ZRRE-së nuk kanë arritur pajtueshmëri për ndryshimin e strukturës tarifore për këtë vit, që do të thotë se struktura tarifore mbetet po ajo që është në fuqi.