Shtrenjtohen buka, pemët dhe perimet (VIDEO)

Llojet e pemëve, tregtari Beqir Avdiu, i ka të njëjta sikur vitin e kaluar, por jo edhe çmimin e tyre.

Lajme

20/02/2018 20:52

Shtrenjtimin e pemëve gjithsesi se e kanë vërejtur blerësit e tyre, njofton Klan Kosova.

Këtë e vërteton edhe raporti i Agjencisë së Statistikave, sipas të cilit çmimi i pemëve në janarin e vitit 2018 është për 11.7 përqind më i lartë se muaji i njëjtë i 2017, ndërsa për 1.5% më i lartë se dhjetori.

Përveç çmimit të pemëve janë rritur edhe çmimi i bukës dhe perimeve.

YouTube player