Shtrenjtohen benzina dhe nafta

Në Maqedoni është shtrenjtuar për 2,5 denarë benzina, ndërkaq nafta do të jetë më e shtrenjtë për 1,5 denarë.

Lajme

21/03/2016 22:22

 

Këto çmime të reja janë publikuar nga Komisioni rregullator për energjetikën dhe ato do të hyjnë në fuqi prej mesnatës.

Çmimi i EUROSUPER BS 95 do të jetë 60,5 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS 98 për 62,5 denarë për litër.

Çmimi i EURODIZEL do të jetë 45 denarë për litër.