Shtrenjtohen artikujt ushqimorë

Agjencia e Statistikave e Kosovës thotë se gjatë muajit qershor nuk ka pasur ngritje të çmimeve, përkatësisht shkalla e inflacionit ka qenë 0.1. Por në këtë muaj është regjistruar rritja e çmimit të bukës dhe drithërave. Kurse nga viti i ka kaluar është vërejtur ngritja e çmimit të mishit, qumështit dhe duhanit. 

Lajme

21/07/2014 11:12

Buka dhe drithërat janë shtrenjtuar gjatë muajit qershor, vetëm një muaj para se të bëhen korrje-shirjet në Kosovë. Shtrenjtimi i tyre prej rreth 1.4 për qind, si dhe rritja e çmimit të pemëve prej rreth 11.7 për qind, kanë ndikuar që niveli tërësisht i çmimeve të mos ndryshojë krahasuar me muajin maj.

Në indeksin e çmimeve të konsumit të publikuar nga Agjencia e Statistikave thuhet se gjatë muajit qershor është ulur çmimi i perimeve prej 7 për qind.

E në muajin korrik ka edhe një tjetër faktor që do të bëjë edhe më të madh nivelin e inflacionit në vend. Vendimi i Bordit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për 4.75 për qind pritet të ndikojë direkt në rritjen e inflacionit, shkruan Koha Ditore.