Shtoni peshë, por nuk hani shumë? Patjetër duhet të kontrolloni gjëndrën tiroide!

Kur puna e gjëndrës tiroide është e ngadalësuar, njerëzit shpesh hanë ushqim i cili është burim i shpejtë dhe me kalori të lartë, mirëpo pas racionit të tillë shpejt bie energjia dhe shfaqet lodhja.

Lifestyle

10/11/2016 13:03

Hipotireoza, përkatësisht aktiviteti i ngadalësuar i gjëndrës tiroide, shpesh çon në shtim të peshës trupore, përkatësisht prish rregullimin e peshës trupore.

Njëri ndër shkaqet mund të jetë opstipacioni (kapsllëku), mirëpo shkaktarë shpesh janë edhe sulmet nga ngrënia e tepërt, të lidhura me ndjenjën e lodhjes dhe ligështisë dhe me mungesën e energjisë.

Te hipotireoza shpesh hamë ushqim i cili është i pasur me hidrokarbure, që është edhe i shpejtë dhe burim i kalorive të larta të energjisë, e pas një shujte si kjo shpeshherë vjen te rënia e energjisë dhe ndjeni lodhje.

Sugjerohen ushqime me nivel të ulët glikemik. Duhet nisur me zvogëlimin e karbohidrateve që vijnë nga buka, makaronat, orizi, keksët dhe lëngjet e ëmbëltuara që në masë të madhe e çrregullojnë dhe ngarkojnë aktivitetin e insulinës e cila në hipotireozë është e zvogëluar.

Te kjo gjendje mund të konsumohen karbohidrate nga perimet pa niseshte, pemë, bishtaja dhe drithëra, shkruan Shegaime. Duhet zvogëluar konsumimin e vajit të lulediellit dhe të sojës, e të shtoni konsumimin e vaji të ullirit dhe peshkun e kaltër.

Burim i mirë janë edhe farat e lirit, vaji i lirit dhe aminoacidet omega-3 nga arrat dhe bademi.

Është me rëndësi ta konsumoni kafjallin, flluska me jogurt probiotikë dhe kanellë.

Ulja e peshës është mjaft sfiduese dhe kërkohen të përpilohen dieta speciale me ushqime të zgjedhura nga endokrinologu të cilat çojnë gradualisht drejt humbjes se peshës krahas trajtimit me hormone zëvendësuese të tiroides.