Shtohet prania e policisë në veri të Mitrovicës, shkak rreziku nga sulmet terroriste?

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Tanjug, se në veri të vendit është shtuar prania e pjesëtarëve të policisë së Kosovës, sidomos në lagjet multi-etnike, transmeton lajmi.net.

Lajme

06/07/2015 16:30

Drejtori rajonal i policisë së Kosovës, Zelko Bojiq, ka deklaruar se është rritur prania e policisë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme në Prishtinë, duke pranuar se policët janë vënë në terren si masë parandaluese.

“Janë rritur masat e sigurisë, ndoshta për shkak të ngjarjeve të fundit që ndodhën në regjionin tonë”, ka thënë Bojiq duke mos dashur ti përgjigjet pyetjes nëse ky mobilizim ka lidhje me kërcënime për sulme terroriste.

Ai ka theksuar se niveli i sigurisë është rritur në veçanti në zonat multi-etnike, si në lagjen e boshnjakëve, tre rrokaqiejt, dhe në disa fshatra tjera të pjesës veriore.

Policia e Kosovës siç është raportuar kohë më parë, kishte ngritur nivelin e sigurisë në vend për shkak të kërcënimeve të sulmeve terroriste nga ana e shqiptarëve që luftojnë si xhihadistë në Siri dhe Irak.

Përndryshe, policia e Kosovës ka arrestuar mbi 130 persona në lidhje me pjesëmarrjen në organizata terroriste. (lajmi.net)