Shtohet numri i policëve në Kataluni në prag të referendumit për pavarësi

Ministri i Brendshëm i Spanjës tha se do të dërgojnë më shumë policë në Kataluni, për të mbajtur rend dhe përkujdesur që referendumi për pavarësi mos të ndodhë.

Bota

22/09/2017 15:34

Katalunia që do të votoj më 1 tetor për t’u ndarë nga Spanja.

Katalunia ka policinë e vet të ashtuquajtur “Mossos d’Esquadra”, edhe pse policia shtetërore e Spanjës ka qendra në rajonin katalunas dhe punon bashkë me ta.

Ministri i brendshëm nuk ka treguar për numrin e policëve që do të dërgohen atje, por mediat spanjolle thonë se 3000 deri në 4000 trupa policore kanë arritur apo janë duke shkuar në Kataluni.

Policët do u bashkohen 5000 policëve tashmë të vendosur në Kataluni dhe më shumë se 17.000 policëve Mossos të Katalunisë.

“Policët do të mbikqyrin hapësirat publike dhe do të mbajnë rregull, ata do veprojnë në rast se ndonjë referendum ilegal mbahet në vend” ka thënë Ministri i brendshëm.