Shtohet numri i mbështetësve të Palestinës, tash edhe Luksemburgu

Parlamenti i Luksemburgut votoi sot që t’i bëhet apel qeverisë së këtij shteti për ta njohur shtetin e Palestinës. 

Bota

17/12/2014 22:23

Kjo është lëvizja më e re në serinë e ngjashme të vendimeve anembanë Evropës, me qëllim që t’i bëhet presion Izraelit për t’iu kthyer tryezës së negociatave me Palestinën.

Votimin e propozoi një deputet socialist, i cili udhëheqë me komitetin për politikë të jashtme të parlamentit të Luksemburgut.

Deputetët e ftuan qeverinë e kryeministrit Xavier Bettel që “zyrtarisht të njohë shtetin palestinez në kufijtë nga viti 1967, që mund të ndryshohen vetëm me marrëveshje dypalëshe”, transmetuan mediet izraelite duke iu referuar agjencisë së lajmeve AFP.