Shtohen vjedhjet në Kosovë, shtëpitë dhe veturat cak i hajnave

Dukuria e vjedhjeve në Kosovë po bëhet çdo ditë e më e shpeshtë. Shtëpitë e veturat mbeten caku më i madh i hajnave, por nuk mbeten keq as lokalet.

Lajme

28/12/2014 19:57

Për periudhën nëntë mujore të këtij viti, Policia e Kosovës tregon se janë identifikuar lloje të shumta të vjedhjeve, por nuk potencojnë nëse ka rritje apo ulje të rasteve të tyre, raporton KTV.
 
Sipas Zëdhënësit Kelani, Policia ka arritur të identifikojë shumicën e këtyre rasteve, por kanë mbetur edhe shumë të tilla që nuk kanë janë hetuar.
 
Policia e Kosovës thotë se falë bashkëpunimit të qytetarëve, ky institucion çdo ditë po bëhet më efikase, por po ashtu fton që të tilla bashkëpunime të ketë edhe në të ardhmen.