Shtohen shqiptarët, pakohen maqedonasit

Gazeta ‘Koha’ e cila botohet në Maqedoni, ka publikuar një pjesë të shkrimit të ballinës e cila do të printohet nesër.

Lajme

21/03/2016 22:39

Nën titullin “Trend i njëjtë i natalitetit – Shtohen shqiptarët, maqedonasit pakohen”, thuhet se në tre muajt e fundit të vitit të kalaur vërehet shtim natyror ndër shqiptarët.

“Ashtu si edhe gjatë vitit, edhe në tre muajt e fundit të vitit të kaluar vërehet se shtim natyror më të madh ka Tetova me 127 promila, Saraji 102 promila, Çairi 95 promila, Studeniçani 89, Gostivari 68 dhe Likova 65 promila. Ndërkaq, Prilepi me -79 promila, Manastiri -63, Kisella Voda -36, Shën Nikolli dhe Karposhi me -34 promila, janë komunat me shtim më të dobët natyror”, shkruan kjo gazetë, transmeton lajmi.net

Në bazë të regjistrimit të fundit të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni arrin në 25.17 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës dy milionëshe. /lajmi.net