Shtohen rastet me kancer të prostates. Ja simptomat që nuk duhen neglizhuar

Mos prisni të shfaqen simptomat e para për të parandaluar në kohë kancerin e Prostatës. Tek meshkujt është tumori i tretë për nga numri i vdekjeve në vendin tonë dhe në Europë incidenca e tij është rritur ndjeshëm dekadën e fundit.

Lifestyle

22/09/2017 23:53

Pikërisht për të rritur ndërgjegjësimin e meshkujve mbi 50 vjeç janë edhe këto këshilla nga mjekët specialistë.

Sipas Dr.Shk. Gjergji Semini, Kirurg Urolog në “Spitalin Amerikan”, kryerja e analizave rutinë është e domosdoshme madje dhe kur ata nuk kanë shqetësime.

Në stadet fillestare simptomat kryesisht urinare janë: Urinime të shpeshta, sidomos natën. Fluks të dobët të urinës.

Fluks të urinës me ndërprerje (vështirësi për të filluar urinimin apo urinim me ndërprerje). Dhimbje apo djegje gjatë urinimit. Urinim me gjak apo në lëngun spermatik.

Ereksion i vështirë.

Gati të gjithë tipat e kancereve të prostatës janë adenokercinoma. Në stade të avancuara mund të ketë shenja shtesë në pjesë të ndryshme të trupit.

Shenja me e shpeshtë është dhimbja e kockave, shpesh herë e lokalizuar në shtyllën kurrizore, në pelvis apo ne brinjë, që shkaktohen nga metastazat në këto vende. Kanceri i prostatës vret! Ndaj mos neglizhoni. /Lajmi.net/