Shtiret se është i verbër vetëm për të testuar ndershmërinë e njerëzve (Video)

Një përdorues kreativ i YouTube është shtirë se është i verbër vetëm për të parë reagimet e njerëzve në rrugë.

Fun

22/09/2015 09:42

Djaloshi me emrin Jag Singh mbante disa syze të errëta, një shkop dhe një tiketë të lotarisë në të cilën shkruante se ai i kishte fituar $500.

Ai doli në rrugët e San Franciskos dhe i testoi njerëzit e ndryshëm, duke ua treguar atyre tiketën e lotarisë dhe duke i pyetur nëse me të vërtetë e ka fituar atë, transmeton Lajmi.net.

Dhe rezultatet janë mjaft shokuese. Edhe pse disa i treguan atij të vërtetën dhe e uruan, një numër i madh i njerëzve e gënjyen atë se nuk e kishte fituar – që ta mbanin tiketën për vete.

Shikojeni videon: