Shtime, grabitje me armë në një pikë karburantesh (Video)

Një pikë karburanti në Shtime u plaçkit nga disa hajna. Këta me automatikë kërcënuan punëtorin kujdestar, të cilit i morën edhe disa qindra euro.

Lajme

29/05/2017 20:33

Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë edhe në Polici thonë se me të dëgjuar për lajmin kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku këta të fundit janë duke mbledhur prova.

Sipas Policisë rastet të tilla  të grabitjes se parave me armë nuk mbahen mend të kenë ndodhur  në komunën e Shtimes.

YouTube player