Shtetrrethim, edhe Estonia ndërton gardh me Rusinë

Estonia ka thënë se planifikon të ndërtojë një “gardh” përgjatë kufirit të saj lindor me Rusinë, për të ruajtur sigurinë dhe për të mbrojtur zonën pa viza Schengen të Bashkimit Evropian.

Bota

28/08/2015 19:00

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toomas Viks, ka thënë se ndërtimi do të nisë në vitin 2018 dhe do të përfundojë më 2019.

Ai ka thënë se informacionet e mbledhura nga mbikëqyrja mund të përdoren si “prova për raste të krimit ndërkufitar, kontrabandë ose trafikim me njerëz”.

Sipas rojeve kufitare të Estonisë, gardhi me tela do të jetë rreth 110 kilometra.

Njoftimi vjen në kohën e tensioneve rajonale për shkak të konfliktit në Ukrainë, transmeton gazeta Mapo.