Shteti sekuestroi mbi 1 milion euro pasuri nga krimi

Kryeshefi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, Rrahim Rama, ka deklaruar se Kosova nuk qëndron keq në fushën e konfisikimit të pasurisë, ku vitin 2016 e kanë përmbyllur me 1 milion euro të vendimeve të prera. Ndërsa, vetëm në periudhën dhejtor-janar 2016, janë ekzekutuar 73 vendime për sekuestrim.

Lajme

30/01/2017 23:50

“Si ka qenë gjendja më herët, tani është përmirsuar. Ne këtë vit kemi përmbyllur me vendime të prera ku përfshihen mbi 1 milion euro. Kjo çështje merr kohë dhe shifra deri sa marrin formën përfundimtare. Për dallim prej viteve të kaluara, kur njerëzit janë denuar por nuk iu është prekur pasuria, tani gjendja është shumë më e mirë, sepse hulumtohet pasuria dhe shkohet deri te konfisikimi. Ne kemi pasur një rast me herët kur është konfiskuar një motel ku është bërë trafikimi me qenie njerëzore, është konfiskuar moteli me 50 ari dhe dikund 10 vetura e dy banesa. Këto e kanë marrë formën e prerë dhe do ti qesim në ankand dhe pas shitjes ato pare do të kthehen në buxhetin e Kosovës”, ka thënë Rama në Tribuna Channel.

Ai ndër tjerash ka thënë se si agjenci nuk merren me ekzekutimin e aktvendimeve për konfiskim, e as nuk marrin pjesë në hetim a inicim, për këtë merret, sipas tij merret prokuroria.

“Ne merremi me këto raste vetëm ateherë kur nxjerret një vendim nga gjykata. Prokuroria dëshmon nëse pasuria buron nga veprat kriminale”, ka thënë Rama.

Ai duke iu kundërpërgjigjur, drejtorit të Organizatës Çohu, Arton Demhasaj, në pyetjen se ligji aktual a mund të iniciojë raste për hetim të pasurive të zyrtarëve të lartë, ka thënë se policia nga presidenti deri të zyrtari ka të drejtë të hetojë dhe të ngre kallëzim për vepër penale, duke përmendur rastin e zëvendëskryeministrit.