Shteti i ri Islamik: Al-Nusra i gatshëm për të deklaruar një komb të ri terrorist

Al-Nusra xhihadisti më i rëndësishëm në Shtetin Islamik ka thënë se është i gatshëm të deklarojë një komb të ri të terrorizmit, pra një shtet të ri islamik që do të qojë luftën deri në kulmin e saj me beteja të përgjakshme.

Bota

23/05/2016 09:28

Al- Nusra, vrastari al-Kaidas, i njohur edhe për sulmet  9/11 ka vendosur që të shpallë kalifatin e ri në provincën Idlib të Sirisë, transmeton lajmi.net.

Në këtë komb thuhet se do të hyjnë luftëtarët më të mirë dhe të dalluar, ku do të marrë pjesë edhe djali i Osama Bin Laden, Hamza, dhe sipas tyre kjo do të jetë beteja kryesore.

Sipas tyre, bota do të shoh një shtet të dytë islamik, që do të jetë i pari në botë por do të jetë shumë e vështirë t’i vrasë dikush ata, apo t’u përballoj vrasjeve që ata po paralajmërojnë që do t’i shkaktojnë.

Një analist i sigurisë dhe i hulumtimeve Kyle Orton, ka thënë se ky komb i ri do të jetë qindra herë më i rrezikshëm se ISIS, pasiqë vetë al-Nusra është i tillë./lajmi.net