Shteti Islamik po përhapet edhe në Pakistan

Në fillim të shtatorit, dhjetëra militantët kaluan kufirin nga Afganistani për në Pakistan me pamflete dhe flamuj, duke u bërë thirrje vendasve për t'u bashkuar me Shtetin Islamik. 

Bota

23/09/2014 18:37

Ata shpërndanë qindra pamflete në kampet afgane të refugjatëve dhe medresetë në Peshaëar dhe Khyber Pakhtunkhwa (KPK) rajone të Pakistanit.

Këto pamflete, u botuan në gjuhët pushto, dari dhe persisht, dhe janë titulluar “Fateh”, që do të thotë “Fitore”. “Çdo musliman duhet të ndjek urdhrat e kalifit dhe duhet të kontribuojë me çfarëdo kapaciteti që ai ose ajo mund të ndihmojë Shtetin Islamik kundër Tagutit (Armikut)”, thanë ata, transmeton lajmi.net.

Në pamflete gjithashtu thuhet se ringjallja e Islamit është e mundur vetëm me anë të xhihadit, dhe kryqëzatë përfundimtare mes muslimanëve dhe të pafeve janë të pashmangshme.

“Shtetet e Bashkuara pushtuan vendet muslimane, dhe ne do të përdorim forcën tonë për t’i pushtuar ato”, tha ish ish-luftëtari i Al-Qaeda, Javed Iqbal, 32 vjeçar, i cili ka ndihmuar në shpërndarjen e pamfleteve, dhe i sapokthyer nga luftimet në Siri.

Në shumë mënyra, Pakistani është një vend ideal për të rekrutuar dhe rritur grupe të tilla. Për dekada me radhë, vendi ka qenë një terren ushqyes për terrorizëm dhe militantizëm: Kjo është shtëpia e të paktën 48 grupeve xhihadiste, shumë prej të cilave ushtria e Pakistanit i mbështetë fshehurazi. (lajmi.net)