Shteti, i zhytur në borxhe

Kosova është borxh deri në fyt.

Lajme

28/06/2018 21:28

Edhe pse hyrja në borxhe i lejohet me ligj çdo shteti, qeveria e Kosovës duket se i ka kaluar kufijtë, raporton T7.

Borxhi total i saj është hiç më pak se 1 miliardë  e 40 milionë euro. E këto para janë marrë kryesisht nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim e Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por edhe pse institucionet kanë  marrë borxh, ato para nuk dihet nëse kanë shkuar në destinacionet e duhura.

Ndihmësi i auditorit të përgjithshëm, Qerkin Morina i tregon rastet në të cilët paratë nuk duhet nëse kanë shkuar në vend.

Sipas tij kjo shifër ka kaluar pragun.

Në anën tjetër ekspertët e ekonomisë e shohin si shqetësuese këtë shifër.

Megjithatë thonë se është e pranueshme nëse paratë kanë shkuar në investime, por jo për caqe tjera.

Kurse Ministria e Financave, institucion përgjegjës për rrjedhën e këtij borxhi nuk ka pranuar të flasë për destinancionin e këtyre parave.

Kujtojmë se buxheti i shtetit të Kosovës është 2 miliardë euro.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës pak ditë më parë ja ka rritur rrogën vetes e kabinetit të tij 100 për qind.