Shtetet me popullsinë më të vjetër në botë (FOTO)

Në asnjë vend të botës njerëzit nuk qëndrojnë gjithmonë të ri.

Bota

08/02/2016 20:03

 

Hollywood-i mundohet ta luftoj këtë fakt, mirëpo nuk mund të shmanget: Çdo njeri plaket.

Sidoqoftë, disa shtete këtë akt e mësojnë më shpejt se tjerët, transmeton lajmi.net.

Në vitin 2015, Japonia e kishte më shumë se çerekun e popullsisë mbi 65 vjet.Percent population 65 or over in 2015

Deri në vitin 2050, rreth 44 shtete dhe regjione do ta kenë pothuajse të njëjtën përqindje të moshës mesatare, raporton lajmi.net.

Të dhënat, që vijnë nga statistikat e Kombeve të Bashkuara, tregojnë që përqindja e popullsisë së Japonisë me 65+ vjet do të rritet nga 26.34% në 36.31%.

Tajvani, me vetëm 12.17% të popullsisë që e ka mbi 65 vjet, parashihet që të ia kaloj edhe Japonisë deri në vitin 2050, duke u renditur e para si shteti me popullsinë më të vjetër në botë.Percent population 65 or older in 2050

Ndërsa nëse flasim në nivel global, 16.03% e popullsisë globale do të jetë mbi 65 vjeç deri në vitin 2050, dyfishi i asaj që është sot, 8.28%, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, edhe mosha mesatare e çdo populli të çdo shteti është duke pësuar rritje, por prapë varet se në cilat shtete.

Median age in 2015

Në nivel global, mosha mesatare do të rritet nga 29.64 vjet e cila është në vitin 2015, e në 36.14 vjet në vitin 2050.

Kina, parashihet që të pësoj rritje në moshën mesatare e cila është 39.96 vjet në vitin 2015, dhe e cila do të jetë 49.59 vjet në vitin 2050. /lajmi.net