Shtetet më të rrezikshme të botës

Bota është e rrezikshme. Departamenti i Shtetit i SHBA’ve ka renditur më shumë se 38 vende në listën si vende të rrezikshme. Besoni, këto nuk janë vende ku mund të keni të vetmen frikë, humbjen e valixheve.

Bota

21/01/2014 22:10

3. Somalia

Nëse Somalia do të ishte aq stabile sa të kishte statistika reale – ato do të mund të ishin shokuese. Departameni i Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillim Ndërkombëtar e quan Somalinë “shtetin më i ndjeshëm në botë”. Kjo gjë është e kuptueshme, pasi në këtë vend nuk ka pasur qeveri funksionale për më shumë se 20 vjet.

Vendi është i njohur për piratët e saj të nxjerrjes së naftës, ku ka shumë probleme në portet e saj.

Somalia shërben si vend trajnim për grupin terrorist Al-Shabaab, grup ky i cili kishte vrarë 74 persona në Uganda, përderisa po zhvillohej finalja e Kupës Botërore në vitin 2010, dhe së fundmi kishin therur 67 persona në një qendër tregtare në Nairobi.

Al-Shabaab kishte ndaluar smartphon’ët në zonat e saj të operimit në fillim të këtij viti, duke bërë kapjen e tyre edhe më të vështirë, dhe javën e kaluar grupi kërkoi nga kompanitë telefonike që të ndërprenë internetin në vend në 15 ditët e ardhshme, ose përndryshe ata do të përballen me pasoja të rënda.

Somalia është vendi më i korruptuar sipas indeksit të Perceptimit të Korrupsionit në Transparency International, dhe arriti që t’i shpëtonte vendit të fundit në indeksin për Paqe Globale të botuar nga Vision of Humanity.

 

 

2. Siria

Siria është në trazira. Përderisa Somalia është në një gjendje gjysmë të përhershme të trazirave, Siria ka qenë e “katapultuar” në një katastrofë të vërtetë këto tre vjetët e fundit, pasi që luftëtarët rebelë janë përpjekur për të përmbysur udhëheqjen shtypëse të Presidentit Bashar al-Assad.

Kombet e huaja kanë marrë anët, duke e bërë Sirinë një prej vendeve më të rrezikshme në botë dhe një katalizator të mundshëm për një botë krejtësisht më të rrezikshme, në përgjithësi. Me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, lirshëm pro rebelimit, ndërsa Kina dhe Rusia përkrahës të Bashar’it, dhuna në Siri ka marrë rëndësi ndërkombëtare.

Deri më tani, 120 mijë persona janë vrarë, që kur se ka filluar rebelimi, dhe tashmë as organizatat multilaterale nuk janë të sigurta. Dymbëdhjetë pjesëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara janë vrarë gjatë trazirave, ndërsa 5 doktorët e “Mjekëve pa kufi”, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dy javë më parë, “për t’u marrë në pyetje”, citohet të ketë thënë për media Michael Goldfarb.

 

 

1. Honduras

Hondurasi nuk ka nevojë për luftë që ta bartë titullin si vendi më i rrezikshëm në botë, vend ky që ka përqindjen më të lartë të vrasjeve, më shumë se çdo vend në botë.

Si një Honduras, ju keni mundësinë 1 në 1000 që të vriteni. Me një popullsi pothuajse të ngjashme me shtetin e Virginia’s, 36 banorë të Hondurasit u kidnapuan, 7 mijë e 104 u vranë dhe 24 mijë e 808 ishin grabitur. Këto të dhëna janë të vitit 2011.  Me vetëm 3 mijë e 645 sulme në të njëjtën periudhë, ju më shumë keni mundësi që të vriteni se sa të lëndoheni.

Situata e tmerrshme e Hondurasit është si pasojë e bimës ‘coca’. Ky shtet latino-amerikan shërben si pikë strategjike për furnizimin e SHBA’së me kokainë – dhe bandat do të bëjnë çmos për të mbrojtur “mallin” e tyre. 80 % e “pluhurit të bardhë”, të cilët e konsumojnë amerikanët, në një mënyrë apo në një tjetër, vjen përmes Hondurasit.

Me para, armë dhe me fuqi në duart e tyre, bandat shkaktojnë trazira dhe inercion politik. Në muajin nëntor, një person i armatosur tentoi që ta kidnaponte vajzën e ish-presidentit të vendit.  Një banore e këtij shteti tha për The Telegraph: “ Bandat janë duke na shikuar ne gjatë gjithë kohës dhe ne dimë që pasi që policia të largohet, ata akoma do të jenë këtu”. Kjo gjë më së miri shpjegon situatën në Honduras.