Shtetet e BE-së do të pësonin keq nëse do të ishin pjesë SHBA-ve

Britania e Madhe do të renditej e parafundit për nga GDP-ja, nëse do të ishte pjesë e SHBA-ve. Ndërsa shteti evropian që do të përballej denjësisht me atë të shteteve të bashkuara, është Norvegjia. 

Bota

27/08/2014 14:52

Redaktori i revistës “The Spectator”, Farser Nelson i ka renditur disa shtete të Europës, bazuar në Produktin e Brendshëm Bruto (GDP) për kokë banori, duke i krahasuar ato me shtet e SHBA-ve.

Sipas këtij publikimi, caktohet renditja e disa shteteve të fuqishme europiane, nëse hipotetikisht ato do të ishin pjesë e SHBA-ve.

Nga kjo renditje del që, në rast se shtetet e fuqishme të BE-së do të ishin pjesë e SHBA-ve, do të pësonin keq nga shtetet që tashmë janë pjesë e vendit më të fuqishëm në botë.

Një renditje zhgënjyese ka qenë për Britaninë e Madhe e cila renditet e parafundit, para Mississipit dhe prapa Alabamës.

Ndërsa më së miri paraqitet Norvegjia e cila renditet në vendin e tetë, pas Massachusetts dhe para New Jersey me 65.515 dollar, transmeton lajmi.net.

Fuqia ekonomike europiane, Gjermania renditet e 44-ta një pozitë më poshtë se shteti amerikan Montana dhe dy më poshtë se Suedia.

Standardin më të lartë në SHBA e ka shteti i largët dhe i ftohtë Alaska, i cili përveç peshkimit, njihet edhe për rezerva të mëdha të pasurive nëntokësore.