“Shtetësia e Shqipërisë nuk ndikon në vendimin për ekstradimin e Haradinajt”

Dhënia e shtetësisë shqiptare për Ramush Haradinajn, nuk mund të ndikojë në ekstradimin e tij në Serbi.

Lajme

25/04/2017 21:50

Të paktën kështu ka thënë për Politika.rs, profesori i drejtësisë në Fakultetin e Beogradit Milan Skuliq, transmeton lajmi.net

Ish-kryeministri i Kosovës të hënën e morri një dekret të nënshkruar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me të cilin morri shtetësinë shqiptare.

Pas marrjes së kësaj shtetësie, u spekulua se lideri i AAK-së nuk do të mund të ekstradohet në Serbi.

Vendimi final për Haradinajn do të jepet nga Gjykata e Colmarit më 27 prill. /Lajmi.net/