Shtetasi maqedonas mashtron kosovarin për 2.500 euro

Një shtetas kosovar është arrestuar gjatë ditës së hënë, në aeroportin e Mynihut në Gjermani, për shkak se ka poseduar një pasaportë false.

Lajme

09/12/2015 16:29

Ai ishte befasuar kur policia federale gjermane i kishte kumtuar se pasaporta e tij ishte e falsifkuar. Për të, ai kishte paguar 2 mijë e 500 euro.

Të hënën, kosovari kishte udhëtuar nga Prishtina, duke u treguar policëve pasaportën daneze. Për të gjithçka kishte qenë në rregull, pasi ai kishte pasur një pasaportë të BE-së. Por, për çudinë e tij, nëpunësit policorë i kishin thënë se bëhet fjalë për një pasaportë të falsifikuar duke e arrestuar menjëherë.

Gjatë intervistimit, ai kishte deklaruar se dokumenti duhet të ketë qenë origjinal. Kosovari e kishte marrë dokumentin nga një shtetas maqedonas, për një shumë prej 2 mijë e 500 euro. Atë e kishte njoftuar gjatë një defekti në rrugë, që i kishte ndodhur para pesë muajsh, përderisa shtetasi maqedonas i kishte ndihmuar.

Gjatë bisedës me të panjohurin, kosovari i kishte rrëfyer për gjendjen e rëndë në Kosovë, ndërsa shtetasi maqedonas i kishte premtuar se përmes një firme daneze do t`ia rregulloj dokumentin e rregullt. Maqedonasi ia kishte marrë të gjitha të dhënat, pasi kishte menduar se do të ishte në dobi të tij që të pajiset me një dokument të BE-së. Por, se ky dokument ka qenë i falsifikuar, ai nuk kishte pasur kurrfarë njohurishë.

Kosovari e pyet maqedonasin nëse me këte dokument do të mund të udhëtojë nëpër shtetet e BE-së, ndërsa ky e kishte siguruar se gjithçka është origjinale. Tashmë, ai kishte dashur vetëm ta vizitojë të bijën e cila jeton në Bayreuth, duke mos menduar asgjë të keqe. Rruga legale për tu pajisur me një vizë të rregullt, nuk ka pasur kurrfarë gjasash për te, pasi njëra nga vajzat ka qenë e revoltuar me te, ndërsa për tjetrën as që ka njohuri se ku gjendet saktësisht, shkruan „Abendzeitung“, njofton „Shtegu.com“.

Edhe pse kosovari 44-vjeçar asgjë të keqe nuk ka pasur në mendje, ai do të përgjigjet për falsifikim të dokumenteve, ndërsa për të mërkurën (sot) është paraparë kthimi i tij për në Kosovë.