Shtetasi amerikan korrupton policin serb (Video)

Një amerikan dhe një gjerman, derisa po ktheheshin në Serbi nga Liberlandi, një mini-shtet i vetëshpallur, ishin ndaluar nga policia serbe për tejkalim të shpejtësisë.

Lajme

04/06/2015 11:32

Të gjithë këtë takim ata kanë regjistruar me kamerë, ndërsa në incizim shihet që qytetari amerikan tenton t’i jap ryshfet policit serb që mos të ja shkruaj dënimin, transmeton lajmi.net.

Polici serb fillimisht i marrë paratë, disa mijëra dinarë dhe disa euro, por kur i dëgjon se ata në veturë po flisnin për korrupsion, duket se frikohet dhe ua kthen paratë.

Shtetasi amerikan ka refuzuar të nënshkruajë letrën e dënimit duke thënë se nuk kupton se çka shkruhet aty. (lajmi.net)

YouTube player