Shtëpia që ndërtohet për katër orë

Dr Mike Page i ka mahnitur të gjithë me idenë e tij. Ky krijues e ka ndërtuar një shtëpi simpatike, ku nuk mungojnë dhoma e ndejës, tavolinat, karriget, kuzhina, shtrati, banjo, etj. Por, si mund ta kemi një shtëpi të tillë? Page e ka krijuar këtë shtëpi dhe thotë se mund t’jua ndërtoj një të…

Lifestyle

19/12/2013 06:30

Dr Mike Page i ka mahnitur të gjithë me idenë e tij. Ky krijues e ka ndërtuar një shtëpi simpatike, ku nuk mungojnë dhoma e ndejës, tavolinat, karriget, kuzhina, shtrati, banjo, etj. Por, si mund ta kemi një shtëpi të tillë? Page e ka krijuar këtë shtëpi dhe thotë se mund t’jua ndërtoj një të tillë për vetëm katër orë, shkruan metro.co.uk.

Ndërtesa dykatëshe, e cila është vetëm tri metra e gjatë dhe tri e gjerë, nuk ka nevojë për leje për ndërtim, për shkak të lartësisë së ulët të saj. Sipas ndërtuesit të këtyre shtëpive, doktor Page nga ‘University of Hertfordshire’, një shtëpi e tillë, e quajtur QB2, mund të kushtojë nga 10,500 funte (rreth 12,000 euro) deri në 45,000 funte (afro 50,000 euro).